Microsoft dizajnon versionin në ueb të Microsoft Store

Dyqani i ridizajnuar e bën kërkimin e aplikacioneve Windows apo lojërave Xbox PC më të lehta. Megjithatë nuk do të zëvendësojë dyqanin kryesor të aplikacioneve Microsoft Store.

Microsoft lançoi një version të ri uebi të dyqanit të aplikacioneve për Windows. Është dizajnuar si një zëvendësim i mënyrës ekzistuese për të gjetur aplikacionet Windows në ueb ndërsa lidhjet hapin automatikisht klientin Microsoft Store në Windows 10 dhe Windows 11.

Gjiganti i softuerit ka hedhur tutje kodin e vjetër me React të versionit të vjetër të Microsoft Store dhe zëvendësuar me një version uebi modern që përdor Shoelace, Lit, Vite dhe një backend C# ASPNET.

Dyqani i ridizajnuar e bën kërkimin e aplikacioneve Windows apo lojërave Xbox PC më të lehta. Megjithatë nuk do të zëvendësojë dyqanin kryesor të aplikacioneve Microsoft Store.

Ndërfaqja e re vjen në një kohë kur Microsoft po përpiqet të zgjerojë aplikacionet dhe lojërat përtej Windows. Shefi i Xbox Phil Spencer zbuloi në fillim të vitit se Microsoft do të ndërtojë një dyqan mobile gaming për ti paraprirë hapjes së detyruar të dyqaneve të aplikacioneve të Apple dhe Google.

Dyqani mobile gaming mund të debutojë në 2024.