Microsoft do të ndërtojë çipet e saj për trajnimin e inteligjencës artificiale

Shumica e kompanive që po trajnojnë LLM-të, lokalisht apo në cloud, po përdorin çipet e Nvidia përfshirë karta grafike të fuqishme të kompanisë.

Microsoft po punon në një cip të inteligjencës artificiale quajtur “Athena” dhe ky projekt daton që prej 2019-ës raportoi The Information.

Versioni i parë i çipit do të përdorë procesin e prodhimit 5-nanometër të Taiwan Semiconductor(TSMC) ndërsa pritet disa gjenerata të çipit si pjesë e projektit.

The Information thotë se objektivi i Microsoft është të kursejë para duke blerë çipe nga furnizues si Nvidia. Gjiganti i Windows hodhi miliarda dollarë në OpenAI, organizatën jo-fitimprurëse që ka krijuar ChatGPT, për të avancuar në përdorimin e inteligjencës artificiale dhe modeleve të mëdha gjuhësore (LLM).

Çipet Athena raportohet se janë dizajnuar për të trajnuar LLM dhe softuerë të ngjashëm. Aktualisht po përdoren nga një numër i kufizuar punonjësish të Microsoft dhe OpenAI. Potencialisht Microsoft mund të ndërtojë më shumë çipe duke filluar nga viti i ardhshëm por nuk është e qartë nëse do të ofrohet për konsumatorët Azure të kompanisë.

Shumica e kompanive që po trajnojnë LLM-të, lokalisht apo në cloud, po përdorin çipet e Nvidia përfshirë karta grafike të fuqishme të kompanisë.

Microsoft nuk është kompania e parë që investon në çipe. Google, Amazon dhe Meta janë në mesin e gjigantëve të teknologjisë që kanë hedhur miliarda për silikonët e tyre.