Microsoft fillon largimin e Cortana nga Windows

Microsoft i bëri qëllimet të qarta në Qershor kur tha se do ti jepte fund mbështetjes së aplikacionit Cortana në Gusht. Kjo nuk do të thotë se do të zhduket krejt papritur.

Microsoft ka filluar të mbajë premtimin për largimin e Cortana, asistentit AI që debutoi në Windows 10.

Ndërtimi më i fundit i Windows 11-ës në kanalin Dev të Windows Insider, çaktivizon Cortana i cili shfaqet vetëm si aplikacion brenda Microsoft Store.

Nëse tentoni të aplikoni një përditësim për aplikacionin Cortana, do të merrni një mesazh se Cortana nuk mbështetet më dhe së shpejti do të shuhet.

Microsoft i bëri qëllimet të qarta në Qershor kur tha se do ti jepte fund mbështetjes së aplikacionit Cortana në Gusht. Kjo nuk do të thotë se do të zhduket krejt papritur.

Microsoft tha se Cortana do të vijë të ekzistojë në Outlook Mobile dhe disa versione të Teams.

Windows Copilot, i cili sjell AI në Windows 11 do të zëvendësojë tashmë Cortana. Edhe pse është një motor kërkimi i sofistikuar, aktualisht Windows Copilot ende nuk mund të kryejë disa veprime që Cortana bën aktualisht si shkrimi i e-maileve, caktimi i përkujtuesve dhe kërkimi në ueb.