Microsoft finalizon blerjen 69 miliardë dollarëshe të Activision Blizzard

Lajmi vjen pasi Microsoft, kompani e cila ka konsola Xbox, ju dha drita jeshile për finalizimin e blerjes nga autoritetet rregullatore Britanike.

Microsoft ka përfunduar marrëveshjen 69 miliardë dollarëshe me krijuesin e Call of Duty, Activision Blizzard, dhe është blerja më e madhe në industri.

Lajmi vjen pasi Microsoft, kompani e cila ka konsola Xbox, ju dha drita jeshile për finalizimin e blerjes nga autoritetet rregullatore Britanike.

Fillimisht Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve bllokoi marrëveshjen me arsyetimin se dëmton konkurrentët. Phil Spencer i Microsoft tha se blerja e Activision ishte një moment i madh për kompaninë dhe industrinë.

Menjëherë pas lajmit CEO i Activision Blizzard Bobby Kotick konfirmoi përmes një letre drejtuar stafit se do të jepte dorëheqjen në fund të 2023.

Marrëveshja me Activision do të thotë gjithashtu se Microsoft do të zotërojë studion e tij të destinuar vetëm për lojëra celulare, me shpresat për të zgjeruar sukseset e titujve të tillë si Candy Crush.

Marrja e fuqizon më tej Microsoft-in si një gjigant i lojërave video dhe mund ta katapultojë atë përpara Nintendo për t’u bërë lojtari i tretë më i madh në industri pas Sony, pronarit të konsolës së PlayStation dhe liderit të tregut Tencent.