Microsoft lançon AI për modifikimin e fotove në Windows

Në imazhin e paraqitur mëposhtë mund të shikoni sesi aplikacioni i Microsoft heq disa elementë dhe subjekte të padëshiruara nga një foto duke përdorur AI gjeneruese.

Google dhe Samsung nuk janë të vetmit që po integrojnë mjete AI për modifikimin e fotove në pajisjet e tyre.

Microsoft prezantoi Generative erase, një funksionalitet me të cilin mund të bëni modifikime të fotove në aplikacionin Photos dhe është i integruar në Windows.

Në imazhin e paraqitur mëposhtë mund të shikoni sesi aplikacioni i Microsoft heq disa elementë dhe subjekte të padëshiruara nga një foto duke përdorur AI gjeneruese.

Edhe pse mund të mos jetë aq i avancuar sa disa mjete të ngjashme që kemi parë, të paktën nuk do të jeni të detyruar të blini një telefon Pixel apo Galaxy për ta pasur si funksionalitet.

Microsoft po e lançon këtë opsion jo vetëm në Windows 11 por edhe Windows 10. Pjesë e funksionalitetit është edhe opsioni për heqjen e sfondeve.

Aktualisht është i disponueshëm vetëm për testuesit e Windows.