Microsoft largon aplikacionin Office nga Chromebookv

Aplikacioni pas datës 18 Shtator nuk do të jetë më i disponueshëm në Play Store dhe përdoruesit mund ti aksesojnë këto aplikacione përmes Office.com ose Outlook.com.

Nuk jemi të sigurtë sesa njerëz përdorin Microsoft Office në Chromebook, por nëse jeni një prej tyre atëherë kemi një lajm jo të mirë.

Microsoft së shpejti do të eliminojë aplikacionin Office për Android në Chrome OS konfirmoi kompania. Aplikacioni pas datës 18 Shtator nuk do të jetë më i disponueshëm në Play Store dhe përdoruesit mund ti aksesojnë këto aplikacione përmes Office.com ose Outlook.com.

Megjithatë aplikacioni Office do të jetë i disponueshëm në Android edhe pse largohet nga Chrome OS. Me këtë lëvizje Microsoft ju heq përdoruesve aksesin offline, diçka që e kanë pasur me versionin e Google Play Store.

Arsyet e këtij ndryshimi nuk janë të qarta por Google thotë se synon të optimizojë eksperiencën mes platformave. /PCWorld Albanian