Microsoft mbyll aplikacionin Cortana në Windows 11

Microsoft tashmë planifikon ti japë fund mbështetjes për Cortana në Teams mobile, Microsoft Teams Display dhe Microsoft Teams Room në Vjeshtë.

Microsoft ky çaktivizuar aplikacionin Cortana për Windows 11. Një përditësim i ri po dërgohet për Cortana që thjeshtë e çaktivizon asistentin virtual pas tre vitesh kur Microsoft mbylli aplikacionet iOS dhe Android.

Nëse përpiqeni të lançoni Cortana në Windows 11 do të merrni një mesazh që thotë se aplikacioni është i braktisur së bashku me një lidhje suporti që flet për ndryshimin.

Microsoft tashmë planifikon ti japë fund mbështetjes për Cortana në Teams mobile, Microsoft Teams Display dhe Microsoft Teams Room në Vjeshtë.

Çuditërisht Cortana do të vijojë të jetë e disponueshme në Outlook Mobile sipas Microsoft.

Cortana filloi si një asistent dixhital në Windows Phone përpara se Microsoft ta sillte në Windows 10 në 2015-ën. U integrua thellësisht në taskbarin e Windows 10-ës me mbështetje për komanda zanore, përkujtues dhe aftësinë për të hapur aplikacione.

Microsoft tashmë po punon në Windows Copilot, një panel i ri anësor për Windows 11 fuqizuar nga Bing Chat dhe mund të kontrollojë konfigurimet e Windows, tu përgjigjet pyetjeve dhe shumë të tjera. Copilot pritet të vijë në Windows 11 në Vjeshtë.