Microsoft prezanton një variant të zi të Xbox Series S me 1TB hapësirë

Microsoft do të shesë modelin e ri 1TB të zi Xbox Series S më 1 Shtator duke filluar nga 349 dollarë ndërsa porositë fillojnë nga dita e sotme.

Microsoft prezantoi një version të ri të Xbox Series S me 1TB memorie të brendshme në Xbox Games Showcase. Shumë pak ka ndryshuar nga Xbox Series S me përjashtim të ngjyrës së zezë dhe më shumë memorie.

Microsoft do të shesë modelin e ri 1TB të zi Xbox Series S më 1 Shtator duke filluar nga 349 dollarë ndërsa porositë fillojnë nga dita e sotme.

Ky model u prezantua nga shefi i Xbox Phil Spencer i cili gjithashtu tha se kompania kishte rritur prodhimin e Xbox Series X për të përballuar kërkesën.

Xbox Series S filloi debutoi për 299 dollarë me 512GB memorie dhe rritja e kapacitetit në 1TB është një veprim i mirëpritur. Vjen vetëm pak ditë pasi Western Digital prezantoi kartat e reja 512GB dhe 1TB ë zgjerimit për Xbox dhe fillojnë nga 79.99 dollarë për 512GB.

Çmimi i Microsoft do të thotë se përdoruesit marrin 512GB me shumë memorie për 50 dollarë.