Microsoft ribrandon Xbox Live në Xbox Network

Microsoft ribrandon Xbox Live në Xbox Network

Nëse keni hyrë në Xbox tuaj së fundi dhe keni parë se diçka mungon nuk jeni vetëm ju. Microsoft ka vendosur ti ndryshojë emrin shërbimit Xbox Live në “Xbox Network”.

Raportuar fillimisht nga The Verge, Microsoft në heshtje të plotë ka lançuar këtë ndryshim në rrjetin e Xbox. Por pse Microsoft bëri një ndryshim të tillë?

Kompania thotë se kjo është bërë me qëllim që njerëzit të mos ngatërrojnë rrjetin Xbox Live dhe abonimet Xbox Live Gold. Aksesi në Xbox Network është falas me çdo Xbox ndërsa Xbox Live Gold është një opsion me pagesë për të luajtur lojërat offline.

Prandaj nëse Xbox juaj nis duke u lidhur me Xbox Network, asgjë nuk ka ndryshuar përveç emrit.