Microsoft rikthen në Windows 11 një veçori që do të gëzojë përdoruesit

Rregullime gabimesh dhe keqfunksionime vinë me këtë ndërtim gjithashtu.

Microsoft më në fund ka rikthyer Task Manager në vendin që i takon, pikërisht në Windows Taskbar.

Përdoruesit e regjistruar në përditësimet eksperimentale të kanali Dev, panë opsionin e ri kur klikojnë me të djathtën e mausit mbi Taskbar në ndërtimin eksperimental 25211 të sistemit operativ.

Por ky përditësim nuk sjell vetëm këtë veçori edhe pse mori vëmendjen më të lartë. Rregullime gabimesh dhe keqfunksionime vinë me këtë ndërtim gjithashtu.

Disa prej të rejave të këtij ndërtimi eksperimental janë:

Sjellja e bordit të Widgets mund të ndryshohet. Përdoruesit mund të zgjedhin nëse bordi i Widgets duhet të hapet kur vendosin mausin mbi të ose jo dhe nëse taskbari tregon afisha njoftimesh për Widgets
Task Manager mund të thërritet duke klikuar me të djathtën e mausit mbi Taskbar
Snipping Tool ruan screenshoot-e në mënyrë automatike

Microsoft është shprehur se përditësimet në kanalin Dev nuk janë stabile andaj ne nuk rekomandojmë instalimin e tyre në një kompjuter pune dhe përditshmërie. /PCWorld Albanian