Microsoft rindërton Teams nga e para duke u përqendruar tek performanca

Kompania ka ridizajnuar ndërfaqen për të reduktuar numrin e klikimeve të nevojshme për të bërë veprime siç janë menaxhimi i njoftimeve, kërkimi për informacion organizimi i kanaleve.

Microsoft ka ridizajnuar Teams për ta bërë më të lehtë dhe më të shpejtë përdorimin. Përmes një postimi në blog ditën e Hënë, kompania tha se përdoruesit e Teams mund të provojnë aplikacionin e ridizajnuar i cili është dy herë më i shpejtë se versioni aktual me detyra si lançimi i programeve apo hyrja në video thirrje që merr vetëm gjysmën e kohës.

Aplikacioni i rimodeluar ofron eksperiencë më të ëmbël shfletimi ndërsa Microsoft thotë se Teams tashmë përdor 50 përqind më pak memorie.

Kompania ka ridizajnuar ndërfaqen për të reduktuar numrin e klikimeve të nevojshme për të bërë veprime siç janë menaxhimi i njoftimeve, kërkimi për informacion organizimi i kanaleve.

Gjithashtu ka shtuar një autentikimi më të mirë, dhe përmirësuar sistemet e sinkronizimit dhe njoftimeve që e bën më të lehtë kalimin mes llogarive të ndryshme.

Natyralisht Teams i ri do të mbështetë funksionalitete AI duke filluar me përmbledhjen që Copilot bën. “Do të përdorim AI për të njoftuar përdoruesit në lidhje me atë çfarë po ndodh në një takim në momentin që i bashkohen duke ju përgjigjur pyetje në rrjedhën e diskutimit,” tha kompania.

Në postimin në blog nuk janë përmendur avatarët 3D që kompania ka testuar prej mëse një viti. Microsoft është shprehur se pret që ato të jenë të disponueshëm publikisht nga muaji Maj dhe presim që të jenë pjesë e eksperiencës së re të Teams.

Një version testues i Teams të ri po bëhet i disponueshëm sot në Windows ndërsa versioni final pritet drejt fundit të vitit.