Microsoft sjell Copilot në telefonatat dhe bisedat e Teams

Copilot për Teams do të shtojë eksperiencën e AI gjeneruese për të krijuar përmbledhje në kohë reale apo për të gjeneruar data, emra dhe pika kyçe gjatë një telefonate.

Përdoruesit e Microsoft Teams do të mund të aksesojnë funksionalitetin e ri me inteligjencë artificiale Microsoft 365 Copilot gjatë telefonatave dhe brenda bisedave.

Microsoft njoftoi zgjerimin e Copilot në telefonatat e Teams dhe bisedat e zakonshme. E gjitha është pjesë e Microsoft 365 Copilot që Microsoft i vendosi një çmim të lartë ditën e sotme.

Copilot për Teams do të shtojë eksperiencën e AI gjeneruese për të krijuar përmbledhje në kohë reale apo për të gjeneruar data, emra dhe pika kyçe gjatë një telefonate.

Do të jetë një funksion tejet i dobishëm për shitësit të cilët duhet për përballen me disa klientë dhe të gjurmojnë data të rëndësishme.

Microsoft përdor si shembull një reklamues i cili telefonon një konsumator dhe sesi Copilot mund ta ndihmojë. Ndërsa konsumatori flet, Copilot bën një përmbledhje të telefonatës dhe kap pyetjet e tyre më të rëndësishme për funksionet e produktit, përfitimet dhe çmimet.

Copilot do të vijë edhe në Teams Chat ku përdoruesit mund të shkëpusin pika kyçe nga bisedat. Është i rëndësishëm sidomos për ekipet që punojnë në zona kohore të ndryshme dhe të mund të hyjnë online për të marrë një përmbledhje të bisedave që nuk i kanë lexuar gjatë natës.

Copilot mund të shkëpusë informacione të rëndësishme edhe nga një bisedë për të ndihmuar në krijimin e listave dhe tabelave.

Microsoft aktualisht po teston Microsoft 365 Copilot me afro 600 konsumatorë përpara se ta lançojë gjerësisht.