Microsoft zbulon çmimin e mjeteve AI Copilot për suitën Office

Microsoft filloi testimin e Copilot me një numër të kufizuar partnerësh në fillim të vitit, por ende nuk ka thënë se kur të gjithë përdoruesit biznes do të fitojnë akses. Çmimi prej 30 dollarësh në muaj aplikohet për Microsoft 365 E3, E5, Business Standard dhe Business Premium.

Në evenimentin Microsoft Inspire ditën e Marte, krijuesi i Windows zbuloi çmimet e Copilot për Microsoft 365. Suita e mjeteve me inteligjencë artificiale fryt i bashkëpunimit me kompaninë OpenAI, do të kushtojë 30 dollarë për përdorues për llogaritë e biznesit.

Për më tepër kompania lançoi edhe Bing Chat Enterprise, një version i robotit AI me në fokus privatësinë dhe siguri më të lartë ku bizenset mund të menaxhojnë të dhënat e ndjeshme të sistemit.

Prezantuar në muajin Mars, Microsoft 365 Copilot është vizioni i kompanisë për të ardhmen e punës. Suita e mjeteve AI fuqizuar nga GPT-4 bën të mundur gjenerimin e përmbajtjeve në Office duke përdorur inteligjencën artificiale.

Për shembull mund ti kërkoni të krijojë një prezantim në PowerPoint bazuar në një dokument Word, të gjenerojë një propozim për punim të dhënash Excel ose të bëjë një përmbledhje të e-maileve ose përgjigjeve në draft në Outlook. E gjitha kjo mund të bëhet me një komandë të vetme.

Microsoft filloi testimin e Copilot me një numër të kufizuar partnerësh në fillim të vitit, por ende nuk ka thënë se kur të gjithë përdoruesit biznes do të fitojnë akses. Çmimi prej 30 dollarësh në muaj aplikohet për Microsoft 365 E3, E5, Business Standard dhe Business Premium.

Kompania ende nuk ka folur për çmimin që Copilot do të ketë për konsumatorët e as kur do të bëhet i disponueshëm. /PCWorld Albanian