Milan-Juventus do luhet në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë për vitin 2018 do të luhet në Arabinë Saudite. Ky është verdikti final i Federatës Italiane të Futbollit, që ka vendosur që përballja mes Juventusit dhe Milanit të luhet në Jeddah më 16 janar.

Ky është viti i gjashtë që Superkupa e Italisë do të luhet jashtë vendit, pasi më parë është luajtur në Tripoli, Nju Jork, Pekin, Doha dhe Shangai.

Megjithatë, kandidatura e Arabisë Saudite është pritur me protesta, nga grupe si “Amnesty International./Ora News