Milan merr pikë të plota ndaj Lazios

Milani i është rikthyer fitoreve në Serie A.

Kuqezinjët mposhtën në udhëtim Lazion, me rezultat 1-0.

Golin e fitores e shënoi Noah Okafor në minutën e 87-të.

Me këtë fitore Milani mbetet në vendin e tretë në tabelë me 56 pikë, një më pak se Juventusi dhe 13 më pak se Interi.

Në anën tjetër, Lazio renditet në vendin e tetë me 40 pikë