Milani do t’i kthehet stërvitjeve të enjten

Milani do t’i kthehet stërvitjeve individuale të enjten, ndërsa lojtarët dhe stafi i janë nënshtruar testeve mjekësore të martën në mëngjes.

“Sky Sport 24” ka raportuar se vizitat kanë nisur nga ora 8:30 të mëngjesit në klinikën e Milanit. Gjithë lojtarët do të testohen për koronavirus, para se të nisin stërvitjet individuale.

Edhe trajneri Stefano Piolo e stafi i tij do të testohen për koronavirus.

Testeve i janë nënshtruar të martën Giacomovo Bonaventura, Lucas Biglia e Leo Duarte. Raportohet se Zlatan Ibrahimoviqi e Franck Kessie ende nuk janë kthyer në Itali, mirëpo Ibra ka pranuar të vazhdojë me Milanin.

Të dy do të duhet të qëndrojnë në izolim dyjavorë me t’u kthyer në Itali.

Të hënën klubet italiane janë lejuar të kthehen në qendra stërvitore, për stërvitje individuale. Sassuolo u bë klubi i parë nga Serie A që iu kthye stërvitjeve.