Milani pas Dani Ceballos

Milan ka qenë gjatë afatit kalimtar të verës klubi më i përforcuar në radhët e klubeve më të mëdha evropiane.

Por, duket se kuqezinjtë nuk dëshirojnë të ndalen dhe po interesohen edhe për lojtarë të tjerë.

Në mesin e tyre është edhe mesfushori me tipare sulmuese i Real Madridit, Dani Ceballos.

Sipas Sport, ‘Rosonerët’ dëshirojnë që Ceballos të jetë lideri i mesfushës së tyre, edhe pse ai u transferua nga Betisi në Real Madrid gjatë kësaj vere.

Spanjolli deri më tani është paraqitur në fushë si lojtarë rezervë ndërsa në tre paraqitje të gjertanishme ka shënuar dy gola.

Futbollisti 21 vjeçar raportohet se është objektiv edhe i Juventusit, e cila po i ofron vend në formacionin startues.

Ndryshe, Cabellos për skuadrën e Betisit ka pasur 98 paraqitje duke realizuar shtatë gola.