Milani vazhdon me formë të dobët, ndalet edhe nga Empoli

Milan nuk ka arritur të këndellet as pas xhiros së gjashtë në Serie A.

‘Rossonerët’ janë kthyer me një pikë nga udhëtimi te Empoli, me të cilën skuadër barazuan 1:1 në stadiumin ‘Carlo Castellani’.

Fillimi i ndeshjes ishte i mirë për Milanin, që gjeti epërsinë që në minutën e 10’, pas autogolit të Capezzit, që devijoi një goditje të Biglia.

Empoli ia doli të barazojë në 1:1 rezultatin, kur Caputo u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 71’.

Pas golit të barazimit, trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, bëri edhe tri zëvendësime, por pa arritur të ndryshojë rezultatin.

Me këtë barazim, Milan mbetet në vendin e 14 me vetëm 6 pikë, ndërsa xhiron e ardhshme udhëton për t’u përballur me Sassuolon./Lajmi.net/