Miliarderi amerikan Elon Muks premton investim edhe në Shqipëri, ja për se bëhet fjalë

Miliarderi amerikan Elon Musk, shef ekzekutiv i kompanisë së makinave elektrike Tesla premton ndertimin e stacioneve për karikimin shpejtë të makinave, të njohur si ‘Superchargers’, në të gjithë Europën.

Musk ka njoftuar se kompania e tij ka për qëllim që brenda 2019-ës të mbulojë me 100% të gjithë Europën me stacione të tilla.

Shtete si Estonia, Lituania, Letonia, Rumania, Serbia Moldavia dhe Shqipëria nuk kanë stacione ‘Superchargers’.

Në përgjigje të një pyetje në Tëitter, Musk tha se stacionet superkarikues të Tesla do të mbulojnë të gjithë Europën gjatë 2019-ës. “Nga Irlanda në Kiev. Nga Norvegjia në Turqi”, shkruajti Musk.  Ai tha se ka në plan të rrisë edhe numrin e këtyrë stacioneve në qytete të rëndësishme europiane. /Newsbomb.al