Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri turk Fidan bisedë telefonike me homologun e Katarit për situatën mes...

Ministri turk Fidan bisedë telefonike me homologun e Katarit për situatën mes Iranit dhe Izraelit

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan diskutoi në telefon me kryeministrin dhe njëherësh ministër i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, lidhur me situatën midis Iranit dhe Izraelit dhe zhvillimet në Gaza, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burime të Ministrisë së Jashtme, Fidan zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij të Katarit, Al Thani.

Gjatë bisedës u diskutua situata midis Iranit dhe Izraelit dhe zhvillimet në Rripin e Gazës.