Miqësorja e 2.8 miliardë njerëzve, 21 vjet pritje

Sot në stadiumin e Suzhou të Kinës, do të përballet kombëtarja vendëse, e drejtuar nga Marcelo Lippi, me Indinë, një ndeshje miqësore në kuadrin e përgatitjeve të dy skuadrave për Kupën e Azisë 2019, që do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe në janar dhe për të cilën, të dyja vendet janë kualifikuar.

Miqësorja në fjalë do të jetë ndeshja e futbollit, që përfaqëson popullatën më të madhe në botë: rreth 2.8 miliardë njerëz (1.4 miliardë për Kinën dhe 1.34 miliardë për Indinë).

Kina dhe India janë dy fuqitë në zhvillim të futbollit botëror, por ende nuk kanë kapur valën maksimale të rritjes së tyre.

Në fakt, herën e fundit që u takuan Kina dhe India ishte viti 1997. Bëhej fjalë për sfidën e 17-të në histori, mes tyre. Kina ka fituar 12 nga këto 17 ndeshje, ndërsa pjesa tjetër ka dalë në barazim. India kurrë nuk ka qenë në gjendje ta mundë fuqinë e parë botërore në popullsi, tani për tani. /IndeksOnline/