Miratohet rishikimi i buxhetit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të enjten kanë miratuar projektligjin për buxhetin në shqyrtimin e parë më 61 vota për, as një kundër dhe as një abstenim.

Pas votimi një lexim të parë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se ky projektligj ka kaluar në Kuvend.

“Pro kanë votuar 61 deputetë. Kuvendi e miraton ndryshimin e projektligjit për buxhetin 2017”, tha Veseli, shkruan Telegrafi.

Ndërkaq Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmeti Isufi ka kërkuar që projektligji për buxhetin 2017 të shqyrtohet me procedurë të shpejtë të buxhetit.

Propozimin e AAK-së për shmangie të procedurave e kanë kundërshtuar Vetëvendosja dhe LDK-ja ndërkaq e kanë përkrahur partitë e koalicionit Qeverisës me arsyetimin se rishikimi i buxhetit është vonuar dhe pa paga kanë mbetur tash e dy muaj Veteranët e UÇK-së.