‘Mjaft është mjaft’: Mijëra në të gjithë Australinë marshojnë kundër dhunës seksuale

Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në të gjithë Australinë, kundër abuzimit seksual dhe ngacmimit të grave. Ata u nxitën nga një valë e fundit e akuzave për sulme seksuale, kryesisht nga politikanë dhe parlamentarë të vendit. Në qendër të hetimeve është qeveria konservatore e vendit.

Protestat në të paktën 40 qytete erdhe si pasojë e zemërimit për mënyrën e trajtimit të grave në nivelet më të larta të pushtetit, thanë organizatorët. Zemërimi i publikut në Australi për dhunën ndaj grave erdhi ndërsa mijëra protestues në Londër u bashkuan me protestat fundjavën e kaluar për vrasjen e 33-vjeçares Sarah Everard, e cila u zhduk ndërsa ecte në shtëpi natën në fillim të këtij muaji.

Protestuesit mendojnë se reagimi i qeverisë ndaj akuzave për sulme seksuale ka qenë i papërshtatshëm.

Protestat të njohura si March 4 Justice  nisën mesditën e sotme në 40 qytete në Australi duke përfshirë qytetet e mëdha si Canberra, Sidnei dhe Melburn si dhe qytete më të vogla të vendit.

Organizatorët u shprehën se kjo mund të ishte protesta më e madhe e grave që Australia ka parë.  Shumë nga protestuesit mbanin pankarta në duar dhe ishin veshur në të zeza në shenjë proteste.