“Mjerë për ty nëse mendon, se qëndrueshmëria jote në rrugën e drejtë është prej arritjeve tuaja personale.
Sepse, Allahu i Madhëruar i ka thënë Zotërisë së njerëzimit: “Sikur të të mos të bënim të qëndrueshëm, gati sa nuk anove pak nga pak drejt tyre!” – (Kur’ani, El-Isra: 74)
E, kush je ti atëherë?!!
Kur Allahu të ka zgjedhur për rrugën e udhëzimit të Tij, jo sepse ti je i dalluar apo për nga adhurimi yt, por ajo është mëshirë prej Tij që të ka përfshirë, që mund të ta heqë prej teje në çdo moment!
Për këtë, mos u mashtro me punën tënde dhe as me adhurimin tënd, e as mos i shiko me syrin e nënçmimit ata që kanë humbur nga rruga e Tij.
Sikur të mos ishte mëshira e Allahut ndaj teje, do të kishe qenë ti në vend të tyre!”
_________________
Shejkh Muhamed El-Gazali
Hoxhë Lavdrim Hamja







