Modelet e reja Ryzen 7000 pritet të ulin koston e platformës AM5

Duke qenë se ftohësit AM4 janë të përshtatshëm edhe për folenë e re të procesorëve AM5, dizajnët ekzistuese funksionojnë dhe për seritë Ryzen 7000.

Spekulimet për procesorët e rinj AMD jo-X kanë filluar të konfirmohen në ditë pas dite. Disa prezantime të cilat kompania pritet ti bëjë në evenimentin e saj CES në fillim të Janarit janë publikuar online ku shfaqen modelet e reja Ryzen 7000.

Procesorët e rinj kanë një TDP bazë prej 65W ndërsa AMD po përgatit tre modele: Ryzen 9 7900, Ryzen 7 7700 dhe Ryzen 5 7600. Duke filluar me Ryzen 9 7900, është një procesor me 12 bërthama dhe frekuencë maksimale prej 5.4Ghz. Frekuenca bazë raportohet 3.7Ghz, që është 1.0Ghz më pak sesa varianti X, Ryzen 9 7900X. Sipas prezantimit ky procesor do të kushtojë 429 dollarë dhe të konkurrojë me Core i9-13900 dhe i9-12900.

Modeli me 8 bërthama Ryzen 7 7700 ka një frekuencë bazë prej 3.8Ghz dhe maksimale prej 5.3Ghz. Frekuenca bazë është 700Mhz më e ulët se e variantit 7700X dhe ajo maksimale 100Mhz më e ulët. Procesori do të konkurrojë me Core i7-13700 dhe i7-12700K me çmim prej 329 dollarë.

Së fundi modeli me 6 bërthama Ryzen 5 7600 ka frekuencë maksimale prej 5.1Ghz dhe bazë 3.8Ghz ku kjo e fundit është 0.9Ghz më e ulët. Ky procesor do të shitet për 229 dollarë dhe të konkurrojë me Core i5-13600 dhe i5-12600.

Duke qenë se ftohësit AM4 janë të përshtatshëm edhe për folenë e re të procesorëve AM5, dizajnët ekzistuese funksionojnë dhe për seritë Ryzen 7000. Procesorët e rinj 65W do të vinë me ftohës në paketimi ku modelet Ryzen 9 7900 dhe Ryzen 7 7700 kanë ftohësin RGB Wraith Prism dhe Ryzen 5 7600 ka ftohësin Wraith Stealth.

Nisur nga shkurtimi i kostove të serive Ryzen 7000 në fund të muajit Nëntor, do të jetë e vështirë për AMD të shesë këto modele jo-X me çmimet e sugjeruara.

Për 20-30 dollarë më tepër gamerat mund të blejnë modelet 105/170W të këtyre procesorëve.

Embargoja e plotë e Ryzen 7000 do të hiqet më 9 Janar ndërsa prezantimi i tyre do të bëhet vetëm pak ditë më parë në CES 2023. /PCWorld Albanian