Modeli Audi Q6 E-tron vjen me tre ekrane në pultin e tij

Modeli Audi Q6 E-tron po vjen jo me një por me tre ekrane të ngjitura në pultin e tij.

Siç mund të shihet në imazhet e interiorit të automjetit elektrike, konfigurimi me tre ekrane i quajtur “Skena  Digjitale”, shtrihet nga ana e shoferit e deri tek pasagjeri i përparmë, ku secili ekran ka madhësi dhe veçori të ndryshme.

Audi thotë se “ndriçimi special i ambientit” e bën konfigurimin “të duket sikur noton” gjatë natës.

Disa veçori të tjera të teknologjisë së lartë që vijnë në modelin Q6 E-Tron përfshijnë 22 altoparlantë të fuqizuar nga një sistem zëri “Bang & Olufsen”.

Madje në xhamin e përparmë ka një ekran të ri të realitetit të shtuar (HUD) që tregon gjëra të tilla si shpejtësia, shenjat e trafikut dhe informacioni i navigimit.