Modeli bazë MacBook Pro 14-inç braktis Touch Bar dhe ul çmimin

Ky model i ri ka çipin standard M3 ndryshe nga modeli i mëhershëm 14-inç MacBook Pro që vinte vetëm me variantet Pro dhe Max të M3.

Apple më në fund ka vendosur të largohet prej Touch Bar. Kompania prezantoi ditën e hënë modelin më të ri bazë, versionin 14-inç MacBook Pro që do të zëvendësojë MacBook Pro 13-inç me Touch Bar në tastierë.

Ky model i ri ka çipin standard M3 ndryshe nga modeli i mëhershëm 14-inç MacBook Pro që vinte vetëm me variantet Pro dhe Max të M3.

Lajmi i madh është se MacBook Pro i ri vjen me çipin M3. Siç spekulohej, M3 është një çip 3-nanometër dhe Apple premton përmirësime të mëdha performance për MacBook Pro 14-inç krahasuar me laptopin që do të zëvendësojë MacBook Pro M1 13-inç.

Apple thotë se është deri në 60 përqind më i shpejtë në Final Cut Pro. Duke qenë se Apple përzgjodhi vetëm disa statistika për të treguar performancë, niveli i saj mbetet i paqartë në tërësi.

Me specifikat e reja, modeli bazë MacBook Pro do të kushtojë më tepër. Konkretisht MacBook Pro M3 fillon prej 1599 dollarësh, 300 dollarë më shumë sesa M2 MacBook Pro që fillon prej 1299 dollarësh.

Gjithashtu përmban vetëm 8GB RAM, një sasi që konsiderohet e ulët për një laptop me çmim premium. Gjithashtu modeli bazë nuk ka ngjyrën e zezë që Apple do ta ofrojë për variantet e segmentit të lartë MacBook Pro 14 dhe 16-inç me çipet M3 Pro dhe M3 Max të cilët fillojnë prej 1999 dollarësh.

Largimi i Touch Bar është një detaj që bie në sy. Ky dizajn është aplikuar për herë të parë me MacBook Pro në 2016-ën. Edhe pse pati fanse, nuk u popullarizua asnjëherë.

MacBook Pro i ri bazë do të jetë në shitje nga data 7 Nëntor.