Modeli i vitit 1953 nga Dodge po shitet për 450 mijë dollarë

Një Dodge Power Wagon Restmod i vitit 1953 po shitet në ankandin Mecum për 450 mijë dollarë.

Bëhet e ditur se ai përbëhet nga një motor turbo-dizel me katër cilindra dhe një transmision manual me pesë shpejtësi.

Gjithashtu, ai ka një sistem të lëvizjes me katër rrota.

Brendësia e tij është e veshur me lëkurë të zezë.

Në kabinën e tij gjendet edhe një sistem info-argëtues me ekran me prekje. Ka edhe kondicioner për ajër të pastër dhe një çati që hapet.

Ndërsa pjesa e jashtme vishet nga një nuancë e ndezur e të kuqes.

Detaje të tjera nuk përmenden në ankand, por Mecum vlerëson se Wagon mund të shitet midis 350 mijë dhe 450 mijë dollarëve.