Moderatorët e Reddit nuk tërhiqen, do të vazhdojnë protestën pa afat

Në mesin e atyre që do të vijojnë të protestojnë janë subreddit-e me më shumë se 10 milionë anëtarë si r/aww, r/music, r/videos dhe r/futurology.

Beteja e Reddit me përdoruesit e saj për tarifat e aksesit do të vijojë përtej protestës 2-ditore të planifikuar ndërsa qindra moderatorë vullnetarë zbuluan qëllimet e tyre për të vijuar protestën pa afat.

Rrjeti social, i cili synon të tarifojë për aksesin në API-në e saj përdorur nga zhvilluesit e aplikacioneve të palëve të treta për të shfletuar sajtin, thotë se nuk do të tërhiqet nga planet e saj pavarësisht kësaj fushate kundër.

Tarifat e reja në një mënyrë i japin mundësi kompanisë të monetizojë popullaritetin e saj në mesin e hulumtuesve të inteligjencës artificiale të cilat i përdorin të dhënat e Reddit për të trajnuar mjetet AI siç është GPT-4.

“Nuk kemi planifikuar të bëjmë ndryshime në politikën e re të API,” tha një përfaqësues i kompanisë. Ishte këmbëngulja e kompanisë që nxiti disa moderatorë të njoftojnë se do protesta e tyre ka për të vazhduar pa afat.

Në mesin e atyre që do të vijojnë të protestojnë janë subreddit-e me më shumë se 10 milionë anëtarë si r/aww, r/music, r/videos dhe r/futurology.

Mijëra të tjerë ende nuk kanë vendosur çarë do të bëjnë pas afatit dy ditor të protestës edhe pse r/funny, r/science dhe r/midlyinteresting me mbi 20 milionë anëtarë secila mbeten ende privatë.