Modesti dijetarësh, dhe krekosje injorantësh!!

Prof. Driton Arifi
Juristët e hershëm myslimanë, megjithëse ishin shumë të thellë në shkenca islame, kur jepnin mendime, hiç pa komplekse e pranonin mundësinë që mendimi i tyre të ishte i gabuar.
Njëri prej tyre tha:” Mendimi im është i saktë, por e përmban mundësinë të jetë edhe i gabuar, ndërsa mendimi i kundërshtarit tim është i gabuar, por e përmban mundësinë të jetë edhe i saktë”. Modesti e rrallë, siç i ka hije një dijetari.
Ndërsa sot, ndëgjojmë që ende ka “shkollarë” e “studiuesë të thellë” që thonë:” Kjo që ta thash është e vërteta e vetme, dhe krejt mendimet e tjera janë të pavlera e të kota”.
Allah, na i ndriço mendjet tona me dijen dhe Nurin Tënd të pafund!

Nga: Driton Arifi