Modriqi vazhdon kontratën edhe për një sezon

Pavarësisht moshës 37-vjeçare, Luka Modriq ka vazhduar të paraqitet në nivele të larta me Real Madridin.

Kontrata aktuale e mesfushorit kroat skadon më 30 qershor të këtij viti, por fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2018 do të vazhdojë edhe për një edicion tjetër me madrilenët, deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Kështu ka shkruar të enjten mediumi spanjoll “AS”.

Modriq iu bashkua Real Madridit në vitin 2012, ndërsa është në sezonin e 11-të me Real Madridin.

Që nga fillimi i këtij sezoni, Modriq ka zhvilluar 44 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka realizuar gjashtë gola e po aq asistime.