Mogherini: Turqia është partner strategjik i BE-së

ërfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini tha në Valletta se Turqia nuk është vetëm një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe një partner strategjik i BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nga perspektiva e BE-së, mund të themi se negociatat për anëtarësim janë duke vazhduar. Ata nuk janë ngrirë, as nuk janë pezulluar”, ka thënë Mogherini.

Ajo iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në kryeqytetin e Maltës, Valletta, ku dje mori pjesë në një takim jozyrtar të ministrave të Jashtëm të BE-së (Gymnich).

Takimi ishte shumë i dobishëm, i frytshëm, konstruktiv dhe i rëndësishëm, theksoi Mogherini.

“Patëm ratin të kemi bisedime të sinqerta dhe të hapura me Turqinë. Me shtetet anëtare të BE-së kemi biseduar për gjendjen aktuale të Turqisë dhe për marrëdhëniet tona në të ardhmen”, tha Përfaqësuesja e Lartë Mogherini pas takimit me shefin e diplomacisë turke, Mevlüt Çavuşoğlu.

“Ne njohim dhe respektojnë të drejtën e secilit vend, duke përfshirë Turqinë, që vetë të marrin vendime në lidhje me sistemin e drejtimit të shtetit”, tha Mogherini.

Pavarësisht kritikave të shumta dhe ankesave pas referendumit për pakon e ndryshimeve kushtetuese të mbajtura në Turqi, Mogherini theksoi se respekton rezultatet e referendumit.

“Presim që zbatimi i ndryshimeve kushtetuese të bëhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe raportin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE)”, shtoi Mogherini.

Siç theksoi, “Bashkimi Evropian është pranë Turqisë me ekonominë e saj të suksesshme dhe demokratike”, dhe ka shtuar se qëllimet e BE-së nuk kanë qenë asnjëherë në dëm të Turqisë dhe as popullit turk.

Duke shtuar se marrëdhëniet midis BE-së dhe Turqisë janë përtej kornizës së anëtarësimit në BE, Mogherini theksoi se negociatat nuk kanë përfunduar, por edhe theksoi se kjo nuk nënkupton se do të hapen kapituj të rinj.