Një moment i pazakontë është regjistruar në rajonin malor të Gorski Kotar, ku një ari është filmuar teksa qëndron i mbështetur në një shenjë trafiku, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe rrjeteve sociale.
Sipas raportimeve të mediave kroate, kafsha e egër është parë pranë rrugës, duke u sjellë në mënyrë të qetë dhe pa shfaqur agresivitet. Pamjet tregojnë arin teksa qëndron në dy këmbë, i mbështetur në shenjën rrugore, në një skenë që është cilësuar sa e rrallë aq edhe interesante, shkruan Index.hr, transmeton IndeksOnline.
Rajoni i Gorski Kotarit njihet për praninë e arinjve të murrmë dhe biodiversitetin e pasur, ndërsa takime të tilla me kafshë të egra, edhe pse jo të shpeshta, nuk janë të pazakonta në këtë zonë .
Autoritetet dhe ekspertët e natyrës vazhdojnë të apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe turistët, duke këshilluar që të shmanget çdo afrim me kafshët e egra dhe të respektohet habitatit i tyre natyror.







