Monaco vendos se cilës skuadër t’ia shesë Mbappen

Monaco dëshiron që Kylian Mbappen t’ia shes Real Madridit.

Edhe pse ka zëra se kampionët e Ligue 1 kanë arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain për sulmuesin e talentuar Mbappe, sot ‘The Telegraph’ ka shkruar se te Monaco, ende ekziston dëshira që 18 vjeçarin e tyre ta shesin larg Francës, konkretisht te Real Madrid, në La Liga.

Mbappe në sezonin që lamë pas, regjistroi paraqitje mahnitëse për të fituar epitetin e zbulimit të vitit.

Kartonin e tij Monaco e cilëson rreth 150 milionë euro