Montazhet “Memories” të Google Photos do të përmirësohen me inteligjencën artificiale

Të gjitha montazhet do të grumbullohen në një pamje të dedikuar quajtur Memories dhe mund të ndërveproni me to vetëm kur dëshironi.

Aplikacioni Google Photos mori një përditësim të madh duke shtuar inteligjencën artificiale gjeneruese në funksionalitetin shumë popullor Memories.

Mjeti në fjalë krijon montazhe duke përdorur fotot dhe videot, por tashmë këto montazhe do të jenë akoma më të personalizuara me koleksione të cilat kanë më shumë kuptim për ju.

Algoritmet e mbështetura në AI do të grumbullojnë imazhet në kategori siç mund të ketë qenë një udhëtim i fundit dhe të krijojnë një titull interesant për montazhin.

Aplikacioni i bën të gjitha këto momentalisht por me AI do të përmirësohen më tutje. Përdoruesit mund të ndryshojnë emrin e koleksioneve dhe të ndryshojnë montazhet sipas dëshirës.

Të gjitha montazhet do të grumbullohen në një pamje të dedikuar quajtur Memories dhe mund të ndërveproni me to vetëm kur dëshironi.

Më përpara Google Photos dërgonte një njoftim sa herë që një montazh krijohej ndërsa tashmë gjenden nën tabin Memories. Së fundi miqtë dhe familja mund të bëhen bashkëkrijues të këtyre montazheve duke kontribuar me fotot dhe videot e tyre.

Përditësimi i ri ka filluar të lançohet në SHBA dhe është çështje kohe përpara se të mbërrijë tek të gjithë përdoruesit në mbarë botën.