Një shtypës, zullumqar bie vetëm në një moment arrogance dhe mendjemadhësie.
Faraoni, për shembull, nuk u mbyt derisa të ishte i sigurt se Bijtë e Izraelit i kishte kapur, apo i kontrollonte. Hitleri nuk ra derisa të ishte i sigurt se do ta fute boten nën kontrollë. Millosheviqi nuk u mposht deri sa ishte i sigurt se krejt ballkanin do ta fute nën kontrollë.
Edhe zullumi cionist mbi popullin palestinez nuk do të kaloje pa u ndëshkue.Tash ata janë të bindur se munden lindjen e mesme me futë nën kontrollë,këtu fillon mposhtja dhe shkatrrimi cionist-izraelit!
Padrejtësia kalon nëpër faza:
1. Padrejtësia bëhet aq e rëndë sa e izolon zullumqarin, shtypësin dhe ata përreth tij nga pjesa tjetër e njerëzimit.
2. Faza e paralajmërimit,(i tërhiqet vërejtja), ngadalsimit dhe pushimit.
3. Faza e mbarimit të periudhës së paralajmërimit, fillimi i joshjes dhe ndjenja e epërsisë së madhe të zullumqarit, shtypësit.
4. Faza e rënies së papritur, në mënyra të paparashikueshme.
Njohja e vonuar dhe e kohëve të fundit e Shtetit të Palestinës nga shumë vende perëndimore përbën një pranim të nënkuptuar të tre fakteve:
– Së pari, opinioni publik perëndimor është kthyer kundër Izraelit.
– Së dyti, balanca e fuqisë ka filluar të ndryshojë kundër Izraelit.
– Së treti, projekti sionist nuk ka të ardhme në këtë rajon.
Zoti i Plotfuqishëm thotë: “Dhe kështu është ndëshkimi i Zotit tënd kur Ai i ndëshkon qytetet ndërsa ato po kryejnë padrejtësi. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhimbshëm dhe i rëndë.”(Hud:102).
Zoti i Plotfuqishëm thotë: “Kështu që Ai i preu rrënjët e popullit që bëri padrejtësi.”(El-enam:45)
Zoti i Plotfuqishëm thotë: “Vërtet, ata që nuk besuan dhe bënë padrejtësi, Allahu nuk do t’i falë dhe as nuk do t’i udhëzojë në rrugë të drejtë.” (En-nisa:168)
Prof. ass. dr. Musa Vila








