Mos të nxitojmë në çështje të paqarta!

Prof. Ekrem Maqedonci

Rrëfehet se në një rast tre shokë kishin qenë duke udhëtuar në shkretëtirë, papritmas filloj të frynte era, me ç’rast solli pluhur të madh dhe u pamundësoj atyre shikimin e qartë të drejtimit që udhëtonin.

Njëri prej shokëve tha: Rruga është në të djathtë, nxitoi dhe udhëtoi djathtas, e humbi rrugën dhe veten e tij. Tjetri tha: Rruga është majtas, nxitoj majtas, e humbi rrugën dhe humbi vetën e tij. Kurse i treti tha: Unë do ulem të pushoj derisa të zhduket pluhuri dhe të qartësohet pamja e drejtimit që udhëtojmë, ky i fundit nuk nxitoi, e gjeti rrugën dhe shpëtoi veten. Edhe ne, nuk mund të humbim në ato raste që ndalemi mendojmë, dhe ecim shtigjeve te jetës me hapa të sigurt, e nuk nxitojmë në ato çështje që janë të paqarta dhe jemi të pasigurt në rezultatin pozitiv të tyre.

Thotë Zoti xh.sh. në Kuran: “Njeriu nga vet natyra e tij është i ngutshëm, mirëpo Unë do t’ua tregoj argumente të qarta, por ju mos nxitoni” (El-Enbija: 37).

Nga: Ekrem Maqedonci