Motorola Edge 40 Pro sfidon emrat e mëdhenj Galaxy S23 dhe iPhone 14

Ekran 6.67-inç FHD+ pOLED ka frekuencë rifreskimi 165Hz dhe është një smartfonëve flagship me ekranin më të shpejtë në botë.

Tani që Lenovo hoqi dorë nga smartfonët gaming me brendin Legion, mund të përqendrohet tek brendi kryesor: Motorola.

Kompania sapo lançoi një flagship të ri i cili ofron disa prej atyre gjërave që e veçonin një smartfon Legion, modelin Motorola Edge 40 Pro.

Disa prej funksionaliteve që bien në sy janë ekrani i shpejtë 165Hz, procesori më i fundit Snapdragon 8 Gen 2 dhe teknologjia e karikimit të shpejtë.

Edge 40 përdorur një ekran i cili lakohet së brendshmi madje edhe në krye të tij dhe Motorola e quan “komfort i pakrahasueshëm,” pavarësisht se kushdo që ka pasur një smartfon me ekran të lakuar e disa sesa lehtë mund të rrëshqasin nga duart.

Smartfoni vjen me një shtresë e cila parandalon gjurmët e gishtave në ekran dhe një shtresë tjetër kundër shkëlqimit në pjesën e pasme ndërsa të dy anët janë të mbrojtura nga xhami Gorilla Glass Victus i Corning.

Ekran 6.67-inç FHD+ pOLED ka frekuencë rifreskimi 165Hz dhe është një smartfonëve flagship me ekranin më të shpejtë në botë.

Motorola ka integruar Dobly Vision HDR (dhe HDR10+) të luajtjes së videove duke ofruar pamje me ndriçim dhe saktësi të lartë për filmat dhe lojërat HDR.

Për audion përdor Dolby Atmos së bashku me një funksionalitet quajtur Moto Spatial Sound për muzikën, filmat dhe lojërat.

Lojërat të cilat kanë kërkesë të lartë performance, Edge 40 Pro ofron procesorin më të fundit të Qualcomm, modelin Snapdragon 8 Gen 2 së bashku me LPDDR5X RAM dhe UFS 4.0. Ky është aktualisht RAM më i shpejtë në përdorim.

Ndërkaq bateria prej 4,600 mAh mund të karikohet me 125W dhe duhen 23 minuta për karikimin e plotë të tij. Së fundi, në aspektin e kamerës, Edge 40 Pro ka tre kamera të pasme ku parësorja ka madhësi prej 50-megapiksel dhe ofron stabilizim optik së bashku me phase-detect AF për çdo piksel.

Kamera ultra-wide gjithashtu është 50-megapiksel ndërsa ajo telefoto është 12-megapiksel me zmadhim 2x.

Në pjesën ballore gjendet kamera 60-megapiksel selfie. Videot mund të realizohen në madhësinë 8K me 30fps, 4K HDR10+ me 30fps dhe 4K me 60fps.

Motorola Edge 40 Pro do të shitet vetëm në Evropë dhe Amerikën Latine me çmim që fillon nga 900 euro.