Mourinho dënohet me 1 vit burg

Jose Mourinho në telashe me ligjin.

Jose Mourinho, e ka pranuar dënimin me një vit burgim me kusht, në kuadër të një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me prokurorët spanjollë, pas akuzave për mashtrim tatimor.

Trajneri portugez e ka pranuar dënimin me burgim gjashtë mujor për secilën nga dy krimet financiare që është akuzuar, pasi i ka pranuar shkeljet në kuadër të marrëveshjes me prokurorët, raporton gazeta e respektuar spanjolle “El Mundo”.

Gjykata në Madrid, e cila e ka udhëhequr hetimin kriminal ndaj Mourinhos – Pozeulo de Alarcon Court Number four – pritet të informohet për marrëveshjen në ditët në vazhdim.

Gazeta spanjolle raporton se 55-vjeçari, e ardhmja e të cilit në Manchester United është në pikëpyetje pas fillimit zhgënjyes këtë sezon, po ashtu është pajtuar ta paguajë një gjobë prej 1.98 milionë euro për 60% të shumës për të cilën i ka mashtruar autoritetet tatimore.

Në Spanjë, personat që kryejnë krim për herë të parë nuk shërbejnë burg normalisht për dënime prej dy apo më pak vite – që nënkupton se Mourinho se dënimi me një vit burg që Mourinho e ka pranuar për dy pikat e aktakuzës për mashtrim tatimor më gjasë do të suspendohet për një datë më vonë, pasi gjykata është informuar për situatën.

Prokurorët e akuzojnë Mourinhon se ia ka borxh shtetit spanjoll mbi 2 milionë euro, të cilat s’i ka deklaruar për të drejtat e imazhit më 2011 dhe 2012, në kohën kur ishte trajneri i Real Madridit.