Mozilla rregullon një problem të raportuar 21 vite më parë në Firefox

Vetëm muajin e kaluar Mozilla e etiketoi problemin si të zgjidhur duke nisur kështu një valë të re komentesh në ditët e fundit.

Një problem sigurie në shfletuesin Firefox që u raportua për herë të parë në 2002 më në fund është eliminuar.

“Nëse vendosi kursorin e mausit mbi një lidhje toolbar, dhe prisni për pak sekonda, një kuti e vogël e verdhë shfaqet së bashku me përshkrimin e tij,” thuhet në raportimin e parë të problemit që u postua më 2 Qershor 2002.

“Nëse përdori komandën command-tab për të kaluar shfletuesit Firefox në sfond, kutia e vogël e verdhë ngelet aty. E vetmja mënyrë për ta larguar është duke e vendosur rikthyer Mozilla në plan të parë edhe njëherë dhe larguar kursin e mausit nga toolbar-i.”

Raportimi tërhoqi shumë komente në mbështetje të tij ndërsa edhe përdorues të tjerë e theksuan. Edhe pse u paraqit si një problem në Mac, komentuesit e vjetër e kanë parë që në Windows 98. Të tjerë thonë se ka ekzistuar edhe në produkte të tjera të Mozilla siç është klienti e-mail Thunderbird.

Vetëm muajin e kaluar Mozilla e etiketoi problemin si të zgjidhur duke nisur kështu një valë të re komentesh në ditët e fundit.