Muhamed Mursit ia shtojnë vitet në burg

Një gjykatë në Kajro dënoi ish-presidentin egjiptian Mehammed Mursi dhe 19 të tjerë me tre vjet burg, dhe i gjobiti 2 milionë paund egjiptian (112,700 dollarë) lidhur me akuzat për gjoja se “fyerje të gjyqësorit”.

Të tjerët të dënuar përfshijnë aktivistin kryesor egjiptian Alaa Abdel Fattah dhe ligjvënësin dhe prezantuesin televiziv Taëfik Okasha. Ata u dënuan me gjoba në vlerë prej 30,000 deri në 1 milion paund egjiptian.

Verdiktet ende mund të apelohen në gjykata më të larta.

Muhammed Mursi, i zgjedhur si presidenti i parq në mënyrë demokratike, i cii erdhi pas revolucionit të Egjiptit në vitin 2011, u largua me dhunë nga gjenerali i atëhershëm Abdel Fattah al-Sisi, tani president i vetshpallur.

Mursi u arrestua menjëherë nga ushtria dhe tani po vuan një dënim 20-vjeçar, për gjoja se “nxitje të vrasjes së protestuesve gjatë demonstratave në 2012”. Ai poashtu është dënuar me burgosje 25 vjeçare për sic thuhet “spiunim në favor të Katarit”. /MESAZHI/