Tregon Zejd Ibn Thabiti r.a. se ai banonte afër shtëpisë së Muhamedin s.a.v.s., pra ishin fqinj me të, andaj ai e përshkruan të Dërguarin a.s. duke thënë: ”…Muhamedi a.s. ka qenë njeri që kur ne bisedonim për ndonjë çështje të dynjasë, bisedonte edhe ai me ne për të, e kur ne bisedonim për ndonjë çështje të botës tjetër-Ahiretit bisedonte me ne për të, e kur flisnim për ndonjë ushqim, edhe ai fliste me neve për të” (Taberani, Bejhekiu).
Pra ai, rëndom nuk impononte bisedën, përfshihej në atë bisedë që i gjente të tjerët dhe nuk fliste tërë kohën vetëm për çështje të FESË, anipse ishte i Dërguar i Allahut dhe misionar i Islamit në tokë..
Para të tjerëve, ne myslimanët duhet ta lexojmë e ta kuptojmë më së miri të dashurin tonë-Muhamedin (paqja dhe shpërtimi i Zotit qofshin mbi të).
Prof. Driton Arifi








