Musk i kërkon falje një punonjësi pasi e largoi nga puna gjatë një debati në Twitter

Pas një seri pyetjesh nga Musk dhe përgjigjesh nga Thorleifsson, ai mori një e-mail duke konfirmuar se ishte pushuar nga puna.

Shefi ekzekutiv i Twitter Elon Musk kërkoi falje për një shkëmbim mesazhesh që pati në platformë me një punonjës të kompanisë.

Debati mes tyre nisi pasi punonjësi Halli Thorleifsson përmes një cicërime në Twitter i tha Musk se “Shefi i tij i HR nuk konfirmonte dot nëse ishte më i punësuar apo jo.”

Musk u përgjigj duke e pyetur: “Çfarë pune keni bërë në Twitter?”

Pas një seri pyetjesh nga Musk dhe përgjigjesh nga Thorleifsson, ai mori një e-mail duke konfirmuar se ishte pushuar nga puna.

Ditën e Marte në një cicërime tjetër të fshirë tashmë prej tij, Musk e quante Thorleiffson si “njeriun më të keq.”

Por nuk vonoi që Musk ti ndryshonte mendja dhe pas pak orësh ti kërkonte falje duke i ofruar rikthimin në punë Thorleifsson.

“Dua ti kërkoj falje Halli për keqkuptimin tim të situatës. Ishte i bazuar në gjëra që më janë thënë por që ishin të pavërteta.”

“Ai po konsideron të vazhdojë punën në Twitter.”

Thorleifsson shiti agjencinë e tij kreative Ueno tek Twitter në 2021. Ai vuan nga një distropi muskulore. Vitin e kaluar u votua personi i vitit nga katër media në Islandë. /PCWorld Albanian