Muslija shënon në Kupën e Gjermanisë për Hannoverin

Florent Muslija e ka shënuar golin e katërt për skuadrën e tij Hannoverin.

Të shtunën gjatë ditës, Hannoveri e kaloi raundin e parë të Kupës së Gjermanisë me fitoren si mysafir i Norderstedtit, 4:0.

Philipp Ochs, Marvin Ducksch me dy gola dhe Florent Muslija me një tjetër ishin realizator të golave të fitores.

Muslija, që ishte titullar dhe luajti në tërë ndeshjen, realizoi gol në minutën e 65.

Për Hannoverin, nga minuta e 63 u inkuadrua edhe reprezentuesi tjetër i Kosovës, Valmir Sulejmani. /koha