Napoli ndal PSG-në

Napoli dhe PSG kanë barazuar në San Paolo me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Francezët kaluan të parët në epërsi me golin e Bernart në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Rezultatin e barazoi Insigne në minutën e 63-të me një gol nga penalltia.

Napoli është e para në tabelë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Liverpool. PSG është në vendin e tretë me pesë pikë ndërsa Zvezda është e fundit me katër pikë.