Napoli triumfon në Braga, lëndohet Rrahmani

Napoli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Bragës.

Kampionët e Italisë fituan 1:2 në udhëtim te ekipi portugez, shkruan lajmi.net.

Di Lorenzo hapi serinë e golave në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë të lojës.

Braga barazoi rezultatin gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, duke shpresuar në një pikë në këtë takim.

Megjithatë, fitoren mysafirëve ua dha Niakate që shënoi autogol në minutën e 88-të.

Napoli luajti nga minuta e 13-të pa mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmanin që u lëndua dhe u detyrua të zëvendësohej.

Napolitanët janë lider të Grupit C me tri pikë, po aq sa Real Madridi. Pa pikë janë Braga dhe Union Berlini.