Napoli vazhdon sigurt drejt titullit

Lideri aktual i kampionatit italian, Napoli e ka harruar humbjen shokuese ndaj Milanit në javën që lam pas.

Napolitanën sonte fituan në udhëtim ndaj skuadrës së Lecces, me rezultat 2-1.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti, kaloi në epërsi në minutën e 18-të, me golin e Giovanni Di Lorenzo. Me rezultat 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Qysh në fillim të pjesës së dytë, skuadra e Lecces barazoi rezultatin me Federico Di Francesco, i cili shënoi për 1-1, në minutën e 52-të.

Gëzimi i tyre zgjati vetë 12 minuta pasi një autogol i Antonino Gallos i riktheu epërsinë Napolit, gol ky që i solli edhe fitoren.

Kur jemi edhe nentë xhiro larg fundit, skuadra e Napolit po ec sigurt drejt titullit të Serie A, pasi aktualisht ka 74 pikë, 19-të më shumë se Lazio e cila gjendet në vendin e dytë.

Në anen tjetër, Lecce ndodhet në pozitën e 16-të, me 27 pikë të grumbulluara.