NATO e gatshme të mbrojë aleatët kundër çdo lloj kërcënimi

ATSH-AA/ – NATO ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin mbi armët e reja bërthamore, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu theksoi në një komunikatë se deklaratat e presidentit rus që kërcënojnë shtetet e Aleancës Atlantike ishin të papranueshme dhe të dëmshme.

“Deklaratat e presidentit rus të cilat kërcënojnë shtetet e Aleancës janë të papranueshme dhe të dëmshme. NATO ka theksuar shumë herë se sistemi i mbrojtjes raketore të NATO-s nuk e ka në objektiv Rusinë”, theksoi Lungescu.

Ajo nënvizoi se sistemi i mbrojtjes raketore të NATO-s ofron mbrojtje ndaj kërcënimeve me raketa bërthamore që mund të vijnë nga jashtë zonës euro-atlantike.

Duke vënë në dukje se NATO-ja është e gatshme t’i mbrojë të gjithë aleatët kundër çdo lloj kërcënimi, Lungescu shtoi “se ne nuk duam një Luftë të re të Ftohtë, apo garë të armatimit”.

“NATO përkundër ‘aktiviteteve agresive’ dhe grumbullimit ushtarak në Ukrainë do të vazhdojë të ndjekë një politikë, e cila ka në plan të parë dialogun”, theksoi Lungescu.