Sot u luajt ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Valencias në kuadër të xhiros së 14-të të La Ligas.
Barcelona kërkon që të lë pas serinë negative dhe t’ju rikthehet fitoreve në mënyrë që ti afrohet kreut të tabelës.
Edhe Valencia po vuan në formë, ata në pesë ndeshjet e fundit kanë regjistruar tre barazime, një humbje dhe një fitore.
Ndeshja nisi mirë, por mysafirët befasuan, po rridhte minuta e 29′ kur Mouctar Dikhaby shënoi për t’i dhënë epërsinë Valencias.
Kur dukej se pjesa e parë do të përfundonte me avantazhin e mysafirëve, atëherë në skenë u shfaq, Lionel Messi, i cili shënoi humbi penaltinë por shënoi pas rikthimit të topit në minutën 45′.
Argjentinasi me këtë gol, ka barazuar rekordin me legjendën braziliane Pele për golat e shënuar për një klub, përkatësisht 643 gola kishte shënuar Pele për Santos, tani edhe Messi ka regjistruar 643 gola për Barçën.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.
Me të filluar pjesa e dytë, mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, shënoi gol në minutën 52′ për t’i dhënë avantazhin Barçës.
Pas një asistimi nga Gaya, Maxi Gomez shfrytzoi mundësinë dhe barazoi rezultatin në 2-2.
‘Blaugranët’ u munduan ta fitonin ndeshjen, por nuk ia arritën qëllimit.
Barcelona tani qëndron në pozitën e pestë me 21 pikë, ndërsa Valencia në pozitën e 12-të me 15 pikë.