Ndërpritet seanca e Kuvendit, opozita përsëri bojkoton votimet

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën plenare, vetëm disa minuta pas fillimit të saj.

Arsyeja e ndërprerjes është për shkak të bojkotit të opozitës për t’i votuar pikat e rendit të ditës.

Kryetari Kadri Veseli ka thënë se një praktikë e bojkotit nuk ka ekzistuar më herët.

Ndërsa që edhe në seancat e kaluara opozita ka bojkotuar votimin e disa pikave të rendit të ditës

Ai ka dhënë një pauzë prej 15 minutash.